Sport

Poulsen drejt Dortmundit

Sulmuesi Yussuf Poulsen do të largohet këtë verë nga skuadra e Leipzigut, por jo edhe nga Bundesliga.

“Bild” ka raportuar të hënën se Dortmundi ka nisur negociatat me Leipzigun, pasi parimisht ka marrëveshje me sulmuesin 29-vjeçari.

Mësohet se Dortmundi ka ofruar 20 milionë euro për Poulsenin, duke pasur parasysh se ka kontratë me Leipzigun deri në vitin e ardhshëm.

Ai te Dortmundi po shihet si përforcim i madh për sulmin dhe pritet të prezantohet në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Poulsen është pjesë e Leipzigut prej vitit 2013 dhe ka shprehur dëshirën për t’u larguar, pasi së fundi ka refuzuar rinovimin e kontratës.

Këtë edicion, Poulsen ka 3 paraqitje në të gjitha garat për Leipzigun.