Sport

Fitore e Ajetit dhe Krasniqit me Clujin

Arlind Ajeti ka luajtur deri në fund të takimit për Clujin që mposhti Botosanin me rezultatin 3:1 të shtunën, në ndeshjen e javës së shtatë të elitës së futbollit të Rumanisë.

Për Clujin ishte fitorja e dytë rresht në kampionatin rumun.

Ermal Krasniqi u inkuadrua në minutën e 77-të te Cluji.

Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara, Cluji ka fituar 13 pikë.