2 perditesime
21:34

Granada mposht Mallorcan, Uzuni konkretizon penalltinë e Muriqi jo

Granada ka mposhtur Mallorcan 3:2 në xhiron e tretë të La Ligas në Spanjë, në një ndeshje ku ndër fytyrat kyçe ishin dy sulmuesit shqiptarë, Myrto Uzuni dhe Vedat Muriqi.

Uzuni realizoi golin e tretë të Granadas në minutën e 70-të. Ai shënoi nga penalltia. Para tij te Granada shënuan dhe Miguel Rubio e Bryan Zaragoza.

Për dallim nga Uzuni që konkretizoi penalltinë, këtu dështoi Muriqi. Ai pati rastin që të barazonte rezultatin në minutën e 18-të, por gjuajtja e tij nga penalltia u ndal nga shtylla. Për Mallorcan golat i shënuan Abdon Prats dhe Samuel Costa.

Për Uzunin dhe Granadan ishte fitorja e parë këtë edicion, ndërsa Mallorca është ende me vetëm një pikë.

21:07

Uzuni realizon ndaj Mallorcas

Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni ka realizuar gol për Granadan përballë Mallorcas së Vedat Muriqit.

Uzuni shënoi nga penalltia në minutën e 70-të për rezultatin 3:1.

Më herët gjatë ndeshjes, Muriqi humbi penallti për Mallorcan.

 

20:02

Muriqi humb penalltinë

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka humbur rast ideal për ta barazuar rezultatin në ndeshjen që skuadra e tij, Mallorca po e zhvillon me Granadan në La Ligan spanjolle.

Shtatgjati qëlloi shtyllën kur gjuajti nga penalltia në minutën e 18-të.

Granada po udhëheq që nga minuta e 13-të.