Sport

Alirifa i zhgënjyer me humbjen

Trajneri i Malishevës, Senad Alirifa është shumë i zhgënjyer me humbjen e pësuar nga Prishtina. Ai pranon se lojtarët e tij luajtën dobët.

Prishtina të shtunën mposhti Malishevën 3:1. Ishte humbja e parë e Malishevës. Në dy ndeshjet e para ka marrë pikët maksimale.

“Nuk jam i kënaqur as me rezultatin e as me lojën. Në pjesën e parë kemi shfaqur pasiguri dhe kemi gabuar shumë. Në pjesën e dytë u munduam ta rifreskojmë ekipin, por një gjë të tillë ia arritëm deri diku. Zhvilluam ndeshje të dobët. Duhet parë se ku kemi gabuar. Prishtina me meritë fitoi ndeshjen. E deshi më shumë fitoren”, ka thënë Alirifa.