Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri është ndarë i kënaqur me fitoren e arritur përballë Malishevës. Por ai nuk pajtohet me lojtarët e tij me mënyrën si e pësuan golin për 3:1.
“E vetmja pjesë që nuk më pëlqeu në ndeshje ishte momenti kur pësuam golin. Nuk duhet ta mendojmë se në cilën minutë apo kohë jemi duke luajtur. Ajo pjesë ma zbehu fitoren paksa, megjithatë luajtëm mirë dhe arritëm t’i fitojmë pikët e plota pas atij barazimi dëshpërues ndaj Gjilanit. Malisheva mendoj se ka një skuadër shumë të mirë. Por ne i kemi kryer detyrat tona dhe arritëm ta fitojmë këtë ndeshje me meritë. Ka qenë e vështirë t’i motivoj lojtarët pas barazimit ndaj Gjilanit, por jam i kënaqur me fitoren. Fitorja u arrit falë angazhimit të lojtarëve, të cilëve ua uroj këtë fitore”, ka thënë Curri për “Art Motion”.
Me fitoren në Hajvali, Prishtina u bë lidere në Superligë me shtatë pikë pas tri xhirosh.
Malisheva ka gjashtë pikë.