Sport

Yigiti e vlerëson lart Dritën

Trajneri turk i Lirisë së Prizrenit, Nedim Yigit, e ka vlerësuar lart Dritën për cilësinë që e ka në skuadër.

Ai ka thënë se Drita është një prej skuadrave më të mira në Superligë.

Por të shtunën, Liria ndali Dritën në barazim 0:0.

Dhe për këtë, trajneri i Lirisë është ndarë i kënaqur.

“Drita është një prej skuadrave më të përgatitura dhe më të mira në Superligë. Ata preferojnë të luajnë me kontroll të topit. Ne nuk e nisëm ndeshjen ashtu siç deshëm. Patëm pak mundësi shënimi. Në mes të lojës, Drita ishte skuadër më e rrezikshme se ne. Por më pas ne u pozicionuam dhe provuam ta dënonim kundërshtarin. Ende nuk e di a të gëzohem a të hidhërohem për këtë pikë, por koha po punon për ne. Kemi mungesa të cilat do të na bashkohen. Jemi munduar të krijojmë një skuadër për t’i kënaqur edhe tifozët”, deklaroi ai për “ArtMotion” pas ndeshjes.