Bayern Munichu e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Bundesligë.
Të premten mbrëma, bavarezët fituan 4:0 në udhëtim te Werder Bremeni. Dy gola i shënoi Leroy Sane, një tjetër Harry Kane, ndërsa në listën e realizatorëve u shënua edhe Mathys Tel.
Kane debutoi për Bayernin në Superkupën e Gjermanisë, por pësoi disfatë nga Leipzigu.
Por ai pati debutim për t’u mbajtur mend në Bundesligë. Asistoi në golin e parë për Sanen, ndërsa e shënoi golin për 2:0.