Borussia Dortmundi do ta nisë kampanjën e re në Bundesligë përballë Koelnit në shtëpi të shtunën në orën 18:30.
Dortmundi do të mundohet ta harrojë sezonin e fundit, të cilin e humbi vetëm në xhiron e fundit.
Dështoi ta mposhtte Mainzin dhe barazoi 2:2 në ndeshjen e fundit të sezonit.
Ai barazim dhe fitorja e Bayernit 2:1 ndaj Koelnit në minutën e fundit me golin e Jamal Musialas, bëri që bavarezët ta fitojnë titullin falë goldallimit më të mirë.
Ishte triumfi i 11-të i Bayernit në ligë.
Jude Bellingham u transferua te Real Madridi.
Union Berlini, që në edicionin e fundit befasoi kur siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve për herën e parë, do të luajë në shtëpi përballë Mainzit, të dielën nga ora 15:30.
Granit Xhaka me Leverkusenin përballen me Leipzigun që fitoi Superkupën e Gjermanisë.
Leverkusen – Leipzig luhet të shtunën në orën 15:30.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.