1 perditesime
17:58

Ballkani me zëvendësim të detyrueshëm para ndeshjes

Edhe pse ishte startues, Armend Thaçi nuk do të luaj ndaj Lincolnit për shkak një lëndimi.

Ballkani ka njoftuar se trajneri Ilir Daja ka bërë ndërrim të detyrueshëm, duke e futur në formacion Arbër Potokun nga minuta e parë në vend të Thaçit.

17:09

Formacioni zyrtar i Ballkanit kundër Lincolnit

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka publikuar formacionin për ndeshjen e kthimit kundër skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

Edhe në këtë përballje, Ballkani do të paraqitet me formacionin e njëjtë sikurse para një javë në Prishtinë.

Ndeshja luhet në “Victoria Stadium” të Gjibraltarit prej orës 18:00 dhe i takon raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ballkani e ka fituar 2:0 ndeshjen e parë që u luajt javën e shkuar në Prishtinë, ndërsa edhe në këtë ndeshje do të paraqitet me formacion sulmues.

Trajneri Daja do të luajë me formacionin 4-3-3, ku në sulm janë të rreshtuar Almir Kryeziu e Nazmi Gripshi në krah, ndërsa Albin Berisha në qendër të sulmit. Kjo treshe do ta ketë prapa treshen e mesfushës: Qëndrim Zyba, Edvin Kuç e Meriton Korenica. Në mbrojtje janë vendosur Lorenc Trashi, Bajram Jashanica, Lumbardh Dellova e Armend Thaqi. Ndërsa, porta i është besuar Enea Koliçit.

Image