Ish-drejtori sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku, pritet të emërohet si drejtor i ri sportiv te kampioni i Kosovës, Ballkani.
Bunjaku në postin e drejtorit sportiv te Ballkani pritet të emërohet në ditët në vijim, ndërsa do ta zëvendësojë Nderim Nexhipin që e ka vazhduar karrierën në Turqi.
Madje, mediumi “Sportsport.mk”, ka shkruar të enjten se bashkë me Bunjakun, mund të zyrtarizohet edhe trajneri Goce Sedloski.
Sipas mediumit, gjithçka është e përfunduar dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi.