Futbollistet e Kosovës U17 kanë luajtur baras në ndeshjen e parë miqësore kundër Malit të Zi.
Në duelin e luajtur në Rozhajë, rezultati i ndeshjes ishte 2:2, ka njoftuar të martën mbrëma Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
“Dardanet” e reja treguan paraqitje të mirë në këtë përballje, në të cilën dominuan deri në fund të takimit. Alba Shabani e kaloi Kosovën në epërsi me golin e shënuar në minutën e 40-të. Ndërsa, rezultatin e dyfishoi Besjana Zogaj që shënoi në minutën e 81-të.
Megjithatë, Kosova nuk arriti ta mbajë epërsinë e krijuar prej dy golave, duke lejuar Malin e Zi që të barazoj rezultatin me golat e shënuar në minutën e 89-të dhe 92-të.
Këto dy ekipe do të zhvillojnë edhe një miqësore tjetër, të enjten prej orës 10:00.