Sport

Drita publikon formacionin zyrtar ndaj Plzenit

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis ka caktuar 11-shen, me të cilën do të paraqitet kundër skuadrës së Viktoria Plzenit. Vavalis në ndeshjen e kthimit të rundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës që luhet në Prishtinë prej orës 20:00, do të luajë me sistemin 4-2-3-1.

Sulmit të ekipit nga Gjilani, do ti prijë Ardit Tahiri, i cili do të mbështetet nga Almir Ajzeraj e Kastriot Selmani nga krahët si dhe Blend Baftiu që do të jetë prapa tij.

Muharrem Jashari dhe kapiteni Rron Broja, janë vendosur para mbrojtjes, e cila përbëhet nga Astrit Thaqi, Benjamin Agyare, Hajdin Salihu e Besnik Krasniqi.

Në portë, do të jetë Florjan Smakiqi. Drita barazoi pa gola në ndeshjen e parë që e zhvilloi javën e shkuar në Çeki.