Sport

Baseli mbetet jashtë garave evropiane, eliminohet nga Toboli i Kazakistanit

Skuadra e Baselit është eliminuar në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, pavarësisht fitores në ndeshjen e kthimit kundër Tobolit të Kazakistanit.

Të enjten, Baseli triumfoi 2:1 në udhëtim por ky rezultat nuk i mjaftoi për të avancuar në rundin e tretë për shkak të humbjes në duelin e parë.

Baseli javën e shkuar u mposht me shifrat 3:1 në shtëpi nga Toboli, i cili avancoi në rundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 4:3.