Sport

Rrahmani shpreson të përsëritet suksesi i vitit të kaluar

 

Sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, e shënoi njërin prej tre golave në fitoren ndaj Larnes së Irlandës së Veriut. Rrahmani dëshiron që të vazhdojë me suksese të tjera individuale, por ka shtuar se Ballkani e ka synim arritjen e suksesit të kaluar.

Ballkani në edicionin e kaluar të Ligës së Konferencës shkoi deri në fazën grupore të Ligës së Konferencës.