Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll po shkëlqen në palestrën “Sezai Surroi” në Prizreni.
Pas pjesës së parë, Kosova po udhëheq 41:24 ndaj Zvicrës. Çerekun e parë Kosova e fitoi 18:16, ndërsa ka dominuar plotësisht në çerekun e dytë, të cilin e fitoi 23:8.
Është kjo ndeshja e parë e raundit të tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2025.
Te Kosova po debuton përzgjedhësi Rami Hadar.