Sport

Shaqiri në ekipin më të mirë të xhiros

Xherdan Shaqiri ka zënë vend në ekipin më të mirë të xhirosë së 25-të të ligës MLS të SHBA-së.

Shaqiri shkëlqeu në fitoren 3:0 të Chicago Fire ndaj Montrealit, të mërkurën.

Shaqiri asistoi në golin e dytë, ndërsa shënoi supergol për 3:0. Forma e Shaqirit është rritur ndjeshëm në xhirot e fundit.

Dhe me rritjen e formës së tij kanë ardhur edhe fitoret e Chicagos.

VIDEO e golit të Shaqirit: