Sport

United kërkon 50 milionë euro për Harry Maguire

Manchester United është gati ta liroj Harry Maguiren të largohet gjatë verës.

Por skuadra angleze kërkon 50 milionë euro për mbrojtësin shtatlartë. Kështu kanë raportuar mediume të afërta me klubin e Premier Leagues së Anglisë.

Interesim për Maguiren kanë shprehur Tottenhami, West Hami dhe Newcastle.

Por klubet angleze po hezitojnë ta blejnë mbrojtësin e Anglisë për shkak të çmimit të lart. 30-vjeçari është kritikuar vazhdimisht për paraqitjet e tij me Unitedin dhe Anglinë.

Ai me Unitedin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Pjesë e Unitedit është prej gushtit të vitit 2019. Ka luajtur edhe për disa skuadra tjera angleze.

Për Anglinë ka shënaur shtatë gola në 57 paraqitje.