Sport

Ofertë 5-milionëshe nga Arabia për Krasniqin

Një ofertë prej 5 milionë eurove ka mbërritur në adresën e Clujit, për futbollistin kosovar, Ermal Krasniqi. Kështu ka shkruar të premten mediumi “prosport.ro”.

Kjo ofertë e jashtëzakonshme për Krasniqin ka ardhur nga skuadra e Al-Riyadhit, dhe gjasat që ai të transferohet në elitën e futbollit arab brenda pak ditësh, janë të mëdha.

Por klubit rumun, sipas këtij mediumi, nuk i ka pëlqyer mënyra e pagesës së transferimit të tij.

Arabët kërkojnë që pagesa për Kransiqin të bëhet në disa këste.

Megjithatë, gjasat që Krasniqi të largohet nga futbolli rumun janë të mëdha.

24-vjeçari Krasniqi u transferua te Cluji në janar të këtij viti për 200 mijë euro.

Në sezonin e fundit, Krasniqi luajti në 22 ndeshje për Clujin në të gjitha garat dhe realizoi pesë gola e dhuroi dy asistime.

Krasniqi debutoi edhe me Përfaqësuesen e Kosovës në duelin kundër Bjellorusisë.