Paulo Dybala edhe zyrtarisht ka refuzuar ofertat e skuadrave të tjera për t’i qëndruar besnik Romës.
“Calciomercato” raporton të premten se sulmuesi në parim ka arritur marrëveshje me Romën për kontratën e re, që do të bëhet zyrtare javën tjetër.
Me kontratën e re, Dybala do të jetë pjesë e Romës deri në vitin 2026 dhe do të ketë pagë vjetore prej 6 milionë eurosh, përfshirë edhe 2 milionë të tjera në formë bonusesh.
Kontrata aktuale i skadon atij në vitin 2025, ndërsa Dybala është pjesë e Romës prej verës së shkuar kur iu bashkua si lojtar i lirë.
Edicionin e fundit, Dybala ishte ndër lojtarët kryesor te Roma, ku shënoi 18 gola dhe bëri 8 asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat.