Një zyrtar i UEFA-s po qëndron në Kosovë për të inspektuar fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Vendimi nëse do të lejohen klubet e Kosovës të zhvillojnë ndeshjet e tyre si vendës në Prishtinë, pritet të merret së shpejti.
Gjendja aktuale e fushës nuk është e mirë. Klubet ende nuk e dinë se ku do t’i luajnë ndeshjet e tyre.
Ballkani është vendas në përballje kundër Ludogoretsit bullgar. Ndeshja luhet më 11 korrik. Dy ditë më vonë Dukagjini e pret Europën e Gjibraltarit. Federata e Futbollit e Kosovës ende pa njoftim.
VIDEO: