Sulmuesi Paulo Dybala mund të rikthehet te Juventusi pas vetëm një edicioni te skuadra e Romës. “Tuttosport” ka raportuar të hënën se gjasat janë të mëdha që Dybala të transferohet këtë verë te Juventusi, ekip me të cilën tashmë ka nisur kontaktet.
Mësohet se Juventusi i ka ofruar Dybalas kontratë trevjeçare me pagë vjetore prej 6 milionë eurosh për t’u rikthyer në Torino.
Dybala verën e shkuar u largua nga Juventusi si lojtar i lirë dhe u transferua te Roma. Me fanellën e Romës, 29-vjeçari shënoi 18 gola dhe bëri 8 asistime në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Romën deri në vitin 2025 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 20 milionë eurosh. Dybala për shtatë edicione ka qenë pjesë e Juventusit, ekip me të cilin ka fituar 5 tituj kampioni të Italisë.