Sport

Wozniacki do të kthehet në tenis pas tre vjetësh

Ish-tenistja numër një në botë, Caroline Wozniacki, do të kthehet në sport, tre vjet pas pensionimit. Danezja 32-vjeçare e fitoi turneun Grand Slam “Australian Open” në vitin 2018, ndërsa u mposht në finale të “US Open” në vitin 2009 dhe 2014.

Wozniacki ka thënë se dëshiron të luajë në “Canadian Open” në Montreal në muajin gusht. Ajo po e synon turneun “US Open” më vonë në atë muaj, turneun “Australian Open” në janarin e ardhshëm, e më pas edhe Lojërat Olimpike në Paris në verën tjetër. Wozniacki u pensionua për shkak të lindjes së vajzës Olivia në qershor të vitit 2021 dhe djalit James në tetor të vitit 2022.

Në “Wimbledon”, Wozniacki mbërriti dy herë në 1/8 e finales.