Presidenti i klubit Benfica, Rui Costa, beson se Manchester Unitedi do ta paguajë çmimin e kërkuar prej 80 milionë eurosh për sulmuesin Goncalo Ramos, kanë shkruar mediat portugeze të enjten.
22-vjeçari është prej lojtarëve më të kërkuar në treg aktualisht.
Ai në edicionin e kaluar me Benfican realizoi 27 gola, ndërsa pati edhe 12 asistime në 47 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.
Transferimin e tij te “djajtë e kuq” e ka kërkuar edhe portugezi i Unitedit, Bruno Fernandes.
Fernandes në muajin maj kishte thënë se Ramos mund të bëhet “një prej sulmuesve më të mirë në botë”.