Christoph Baumgartner shënoi dy gola të vonshëm për fitoren e madhe të Austrisë.
Austria fitoi 2:0 ndaj Suedisë dhe forcohet në vendin e parë të grupit F.
Baumgartner shënoi për 1:0 në minutën e 81-të e më pas për 2:0 në minutën e 89-të.
Austria ka tri fitore e një barazim dhe udhëheq në grup me dhjetë pikë. Suedia mbetet e treta me vetëm tri pikë. Ka tri ndeshje deri më tani. Belgjika është në vendin e dytë me shtatë pikë.