Sport

Rrudhani në vend të Rashicës së lënduar

Është publikuar formacioni zyrtar me të cilin do të paraqitet Kosova për ndeshjen kundër Bjellorusisë. Ndeshja Bjellorusi – Kosovë luhet sonte nga ora 20:45 në Budapest të Hungarisë.

Donat Rrudhani do të jetë startues në vend të Milot Rashicës, i cili u lëndua gjatë ndeshjes kundër Rumanisë të premten në Prishtinë. Ndryshime tjera nuk ka.

Në portë është Arijanet Muriq, kurse në dy krahët e mbrojtjes janë Mërgim Vojvoda dhe Leart Paqarada. Në qendër të mbrojtjes përkrah Amir Rrahmanit do të luaj Fidan Aliti.

Në qendër të mesfushës do të paraqiten Ibrahim Dresheviq dhe Betim Fazliji. Në sulm Vedat Muriqi do të përkrahet nga Bersant Celina, Donat Rrudhani dhe Florent Muslija. Ndeshja në mes të Bjellorusisë dhe Kosovës i takon Grupit I kualifikues.