Sport

Bayerni gjobitet për paga të ulëta të punëtorëve

Bayern Munichu është gjobitur nga zyra doganore e Munichut për shkak se nuk i pagoi punëtorët me pagën minimale.

Zyra kryesore doganore e Munichut ka thënë të enjten se “një klub futbolli shumë i njohur në Munich”, ka bërë pagesa më të ulëta se ajo minimale për punëtorët e vet për pesë vjet, nga nëntori i vitit 2016 deri në vitin 2021.

Zëdhënësi Thomas Meister ka konfirmuar për “Associated Press” se Bayerni – klubi më i suksesshëm i Gjermanisë dhe më i pasuri – ka qenë nën hetime.

Bayerni do të detyrohet të paguajë rreth 250 mijë euro, pasi përfshihen edhe dënimet për pagesat e vonuara si dhe ato të sigurimeve, të cilat i kishte shmangur për pesë vjet.

Dënimi ka ardhur si rezultat i dëshmive të mëdha dhe evidencave materiale.

Punëtorët në Akademinë e Bayernit ishin paguar nga 450 euro në muaj, që në atë kohë vlerësohej si punë me gjysmë orari, në të cilat nuk paguhen sigurimet sociale.

Bayerni ka thënë se asnjëherë nuk e ka pasur qëllimin që t’i paguajë nën pagën minimale punëtorët e vet, dhe se do ta paguajë dënimin.

Paga minimale aktualisht në Gjermani është 12 euro në orë.