Sport

Haalandi nuk është i shqetësuar para ndeshjes finale

Erling Haaland ka thënë se nuk është i shqetësuar për formën e tij para ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja finale e Championsit mes Cityt dhe Interit zhvillohet në Stamboll në orën 21:00.

Haalandi shënoi 52 gola në sezonin e tij të parë me Manchester Cityn, por ka realizuar vetëm një në shtatë ndeshjet e fundit.

“Mund të mendoni për jnë gol në shtatë ndeshje apo 52 gola në 52 ndeshje dhe tetë asistime”, ka thënë norvegjezi. “Mund t’i mendoni të dyja anët. Nuk jam i shqetësuar. Ndihem shumë mirë”, ka deklaruar të enjten Haaland.

“Megjithatë, mendoj se është mirë kur njerëzit të kritikojnë. Kam shënuar në secilën ndeshje dhe njerëzit filluan të më kritikonin. Kur kritikohesh është gëj e mirë. Unë mundohem të qesh dhe ta shijoj jetën. Në ‘Community Shield’ kam humbur disa shanse të mira. Kjo ndodh, do të ndodh sërish. Çfarë mund të bësh? Asgjë. Duhet të fokusohesh për ndeshjen tjetër dhe këtë kam bërë. Shënova dy gola në ndeshjen tjetër”, është shprehur Haaland.

Haalandi ka thënë se ka mundur të shënonte edhe më shumë gola, por ka shtuar se ka humbur shumë mundësi të mira.