Drita ka vazhduar me krijimin e skuadrës për edicionin e ri. Klubi gjilanas të premten ka zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin Astrit Thaqi. Thaqi ka fituar dy tituj kampioni me Ballkanin.
Astrit Thaqi me Dritën ka firmosur për dy vjet. 30-vjeçari ka përvojë të gjatë në elitën kosovare të futbollit.
Ballkani e ka falënderuar Thaqin për kontributin. Klubi suharekas është ndarë edhe me sulmuesin Van Dave Harmon.