Sport

Basketboll, Kosova humb 101:23 nga Maqedonia e Veriut

Në Prizren të enjten ka nisur një turne zhvillimor i FIBA për basketbollistët dhe basketbollistet deri në 14 vjet.

Pos Kosovës po marrin pjesë edhe Bullgaria, Rumania, Turqia dhe Maqedonia e Veriut. Për pesë ditë zhvillohen gjithsej 20 ndeshje, ndërsa basketbollistet e reja të Kosovës nuk kanë kaluar mirë në ditën e parë. Ato u mposhtën thellë, 101:23 nga Maqedonia e Veriut.

Edhe basketbollistët e Kosovës U14 kanë luajtur me Maqedoninë e Veriut. Kanë zhvilluar ndeshje të fortë, ndërsa kanë pësuar me rezultat 75:71.