Sport

Kryetari Ademi ia uron Prishtinës triumfin në Kupë, por nuk ia përmend Evropën

 

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ia ka uruar triumfin në Kupë klubit të futbollit Prishtina. Por kryetari Ademi në postimin e tij në Facebook, nuk ia ka përmendur Evropën.

Prishtina si fituese e Kupës do të duhej të paraqitej në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Por Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nuk i ka ndarë licencë të UEFA-s për paraqitje në garat evropiane. Prishtina ka paralajmëruar ankesë tjetër.