Sport

Muriqi “zgjedh” golin më të mirë

 

Pesëmbëdhjetë gola e tri asistime është bilanci i Vedat Muriqit në edicionin 2022/2023 të La Ligas spanjolle. Sulmuesi kosovar ka luajtur në 35 prej 38 ndeshjeve të Mallorcas. Ka startuar në 34 ndeshje dhe shumicën prej tyre i ka kompletuar. Vetëm në një ndeshje u aktivizua si zëvendësues.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar shumë gola vendimtarë për Mallorcan, që përfundoi e nënta në kampionatin spanjoll me 50 pikë. Ka shënuar edhe shumë gola të bukur. Por cili ishte goli më i bukur i tij në edicionin që përfundoi të dielën.