Sport

Tetë lojtarë shqiptarë ftohen nga Maqedonia e Veriut

Descriptive Text

Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Egzon Bejtullai, Enis Bardhi, Arijan Ademi, Agon Elezi, Sefer Emini dhe Valon Ethemi janë ftuar nga përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski për dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024”.

Maqedonia më 16 qershor luan ndaj Ukrainës në Shkup, kurse pas tri ditësh ndaj Anglisë në “Old Trafford”.

Milevski ka ftuar 29 ndeshje për këto dy ndeshje kualifikuese për Evropianin që mbahet vitin e ardhshëm.

Maqedonia e Veriut është në grupin C bashkë me Anglinë, Italinë, Ukrainën dhe Maltën.

Maqedonia e Veriut ka fituar ndeshjen e parë. Anglia nga dy ndeshje ka gjashtë pikë, kurse Italia i ka tri pikë. Edhe Italia ka luajtur dy ndeshje. Ukraina dhe Malta janë pa pikë.

Image