Milani ka prezantuar të enjten fanellat për edicionin 2023/2024. Pjesë e prezantimit të fanellave të reja ishin yjet Olivier Giroud, Davide Calabria, Mike Maignan dhe futbollistja Kosovare Asllani.
Sulmuesja kosovare pjesë e Milanit është prej vitit të kaluar ku në 16 ndeshje ka shënuar nëntë gola.
33-vjeçarja është lidere e skuadrës kuqezi.
Ajo ka karrierë të pasur si futbolliste. Futbollistja e Suedisë më herët ka luajtur për klubet e mëdha evropiane si Real Madridin, Manchester Cityn, PSG-në.