Sport

Kapiteni Limani largohet nga Drita

Kapiteni Ardian Limani është lojtari i tretë që largohet brenda dy ditësh nga skuadra e Dritës.

Ekipi nga Gjilani, të mërkurën ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën me qendërmbrojtësin.

Në fakt, Drita ka shkruar se kjo ishte kërkesë e kapitenit, i cili ka dashur që me largimin e tij të krijohet hapësirë për lojtarët tjerë. Limani ka regjistruar 304 paraqitje me Dritën në të gjitha garat, si dhe ka fituar dy tituj kampioni. Para tij, nga skuadra e Dritës janë larguar edhe Ilir Blakçori e Hamdi Namani.