Mesfushori Hamdi Namani nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Dritës.
Namani, të martën nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme. Namani ka falënderuar skuadrën e Dritës për katër edicionet që i ka kaluar, përfshirë këtu bashkëlojtarët dhe tifogrupin “Intelektualët”.
28-vjeçari në verën e vitit 2019 iu bashkua Dritës nga Llapi dhe me ekipin nga Gjilani arriti ta fitojë titullin e kampionit të Kosovës.
Në edicionin e fundit, në të cilën Drita doli nënkampione, Namani ka regjistruar 31 paraqitje në Superligën e Kosovës.