Sport

Ferizaj: Ne jemi të pastër, ashtu siç është djersa e mundi i lojtarëve tonë

 

Klubi i futbollit Ferizaj ka dalë me reagim të hënën mbrëma pas ndeshjes së përfolur ndaj Dukagjinit. Ferizaj fitoi të dielën ndaj Dukagjinit 2:1 në minutën e 17-të të kohës shtesë të ndeshjes për ta siguruar pozitën që dërgon në barazh.

Por, mënyra sesi shënoi golin e fitores, apo më saktë sesi u pranua goli nga Altik Muhaxhiri i Dukagjinit ka ngritur dyshime të mëdha për kurdisje.