Xavi Hernandez ka arritur marrëveshje me Barcelonën për ta rinovuar kontratën, ka njoftuar sajti spanjoll “Sport” të hënën.
Bëhet e ditur se marrëveshja do të bëhet zyrtare brenda kësaj jave, pasi Xavi është pajtuar ta rinovojë kontratën që i skadon vitin tjetër.
Me rinovimin e kontratës Xavi do të jetë në krye të Barçës deri në verën e vitit 2026. Atij i është ofruar rinovimi i kontratës pas sukseseve që i pati me ekipin edicionin e fundit në futbollin spanjoll, ku fitoi titullin dhe Kupën e Spanjës.
Xavi është në krye të Barcelonës prej nëntorit të vitit 2021 dhe nën drejtimin e tij klubi ka treguar paraqitje të mira. Para se të vinte te Barcelona, Xavi ka qenë edhe trajner i Al-Saddit në Katar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.