Sport

Atletico siguron Guerreiron

 

Mbrojtësi i krahut të majtë, Raphael Guerreiro, do të jetë përforcimi i parë i Atletico Madridit për edicionin e ri. “AS” ka raportuar të hënën se futbollisti portugez do të prezantohet tek Atletico gjatë muajit të ardhshëm. 29-vjeçari te skuadra spanjolle do të transferohet si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Borussia Dortmundin dhe do të firmosë kontratë trevjeçare me Atleticon.

Guerreiro ka refuzuar rinovimin e kontratës me Dortmundin dhe tek Atletico po shihet si opsion i mirë për mbrojtjen.