Sport

Fernandinho largohet nga Llapi

Mbrojtësi i krahut të majtë, braziliani Fernando Augusto nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Llapit.

Llapi, të hënën ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka shpkëputur bashkëpunimin me Fernandinhon.

Ai iu bashkua në qershor të vitit të shkuar dhe firmosi kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Në edicionin e sapo përfunduar, Fernandinho në 34 paraqitje ka realizuar 2 gola dhe ka bërë 3 asistime.

“Fernandinhos i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës si dhe e falenderojmë për kontributin e dhënë për klubin tonë gjatë këtij edicioni”, ka shkruar Llapi.