Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka postuar një foto në “Instagram” me të cilën duket se ka lënë të nënkuptohet se ndeshja e sotme për të do të jetë e fundit me fanellën e klubit londinez.
Arsenali e pret Wolverhamptonin të dielën në ndeshjen e xhiros së 38-të të Premier Leagues së Anglisë.
Në foton Xhaka ka postuar sukseset e tij me Arsenalin, dy Superkupa të Anglisë dhe dy FA Cup të Anglisë.
Ndërsa ka shkruar “Thank you Gunners”.
Xhaka është raportuar për një kthim të mundshëm në Bundesligë. Bayer Leverkuseni po përfolet si destinacion i ardhshëm i tij.
