Muriqi vendimtar në fitoren e Mallorcas

Muriqi vendimtar në fitoren e Mallorcas
Vedat Muriqi ka qenë vendimtar në fitoren e Mallorcas përballë Valencias të enjten mbrëma.
Mallorca fitoi me golin e sulmuesit shtatlartë të Kosovës 1:0. Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 36-të.
Muriqi, i cili e realizoi golin e 14-të të edicionit në La Ligan spanjolle, nuk gaboi nga afërsia pas gjuajtjes me kokë, ndërsa e kompletoi këtë ballafaqim.
Ai ka edhe tri asistime në 33 paraqitje në La Liga.
Me këtë fitore, Mallorca siguron qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll edhe për një edicion tjetër.
Në vendin e 11-të tani ka 47 pikë.
Valencia rrezikon rënien. Ka 40 pikë në pozitën e 13-të, vetëm dy më shumë se Real Valladolidi që zë pozitën e 18-të.
Deri në fund të kampionatit në Spanjë kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur.
Muriqi realizon tjetër gol në La Liga
Vedat Muriqi ka shënuar tjetër gol në La Liga.
Sulmuesi shtatlartë i Kosovës ka shënuar për Mallorcan të enjten mbrëma, në duelin kundër Valencias.
Me golin e Muriqit në minutën e 64-t, Mallorca po udhëheqë 1:0, në ndeshjen e xhiros së 36-të.
Muriqi ka 14 gola të shënuar e tri asistime në La Liga në këtë edicion.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Kërkesa e “shantazhe”, zbulohen arsyet për mungesat e bujshme

Giresse i matur para dy ndeshjeve “shumë të rëndësishme”

Muja tregon se a i kërkoi garanci selektorit Giresse

Ballkani zyrtarizon marrëveshjen me portierin Hoxha

Drita merr mbrojtësin kampion

Menaxheri Shala thotë se Kosova po shantazhohet

Giresse: Muja ka kërkuar garanci për vendin e titullarit

Keita rikthehet në Bundesligë

Juventusi nis negociatat për Zaniolon

Newcastle në garë për Chiesan

Laimer, përforcimi i parë i Bayernit
