Sport

Menaxheri rumun thotë se Krasniqi nuk ka vend në Lazio

Menaxheri i njohur rumun, Victor Becali ka thënë se Ermal Krasniqi ka cilësi të mëdha si lojtar.

Por ai ka thënë se nuk e di nëse Krasniqi do të kishte vend në formacionin startues të Lazios.

Becali ka qenë menaxher i Gheorghe Hagit, Dan Petrescut dhe Adrian Mutus.

“Unë them që nëse shikojmë skuadrën e Lazios, nuk e di se ku mund të futet Krasniqi. Ai është një lojtar që ka disa cilësi. Të gjithë e bëjnë këtë lidhje se ai është kosovar dhe menaxheri i tij është shqiptar dhe ka disa lidhje atje në Itali”, ka thënë Becali. Krasniqi u transferua në janar për 200 mijë euro nga Ballkani i Suharekës te skuadra rumune, Cluj. Për Clujin ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 20 ndeshje.