Sport

Shaqiri asiston dhe shpallet lojtar i ndeshjes

Chicago Fire ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Amerikës në futboll. Kontribut në fitoren 2:0 të Chicagos në ndeshjen ndaj Austin FC ka dhënë edhe sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri asistoi në golin e dytë të realizuar në minutën e 77-të. Ai u shpall më i miri i ndeshjes të 1/8 të finales së Kupës.

Shaqiri në minutën e 88-të u zëvendësua, ndërsa Chicago ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës.