Sport

Futsall, Liqeni në finale të plejofit

Liqeni është skuadra e parë finaliste e plejofit të elitës së futsallit të Kosovës.

Liqeni të mërkurën mbrëma e fitoi edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale përballë Vjosës.

Ndeshjen e parë në “Sallën Sportive” në Shtime, Liqeni nga Drenasi e fitoi me rezultatin 2:1, ndërsa në ndeshjen kthyese në palestrën “Hysni Jetullahu”, Liqeni fitoi 2:0.

Golat e fitores për vendësit i shënuan Steven Abril në minutën e 27-të dhe Jakup Ramadani në minutën e 39-të.

Liqeni në finalen e futbollit në sallë luan kundër fituesit të gjysmëfinales tjetër ndërmjet Prishtinës 01 dhe Drenicës.

Ndeshjen e parë në “Pallatin e Sporteve” në Prishtinë, Prishtina 01 e fitoi me rezultatin 7:5.

Dueli kthyes luhet të enjten mbrëma në orën 20:00, në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.