Sport

Bayerni dëshiron Ricen e West Hamit

Declan Rice i West Hamit është një prej dëshirave të Bayern Muenchenit. Kështu ka raportuar të hënën “Sky Sports”.

Siç bëhet e ditur në Gjermani, bisedimet mes klubit dhe familjarëve të anglezit kanë nisur, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse palët janë pajtuar për një transferim të mundshëm te gjiganti gjerman.

Rice preferohet nga trajneri Thomas Tuchel. 24-vjeçari i Anglisë vlerësohet rreth 80 milionë euro. Mesfushori me skuadrën e Premier Leagues ka kontratë deri në vitin 2024 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Në sezonin aktual të Premier Leagues, Rice ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me dy asistime.