Trajneri Pep Guardiola thotë se krerët e Manchester Cityt e dinë mendimin e tij për të ardhmen e Ilkay Gundoganit. Por ai pranon se vendimi është mbi të, raportojnë mediumet angleze.
Është raportuar së fundi se Gundogan mund të largohet në fund të edicionit aktual dhe se do t’i bashkohet Arsenalit.
Por Guardiola nuk ka komentuar më shumë rreth të ardhmes së futbollistit të Gjermanisë. Mesfushori 32-vjeçar me Cityn ka kontratë deri në fund të edicionit aktual. Ai ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdojë kontratën me kampionin e Anglisë. Pjesë e Cityt është prej vitit 2016. Te City u transferua nga Borussia Dortmundi. Gundogan ka luajtur rol të rëndësishëm në sukseset Cityt. Ai ka shënuar nëntë gola në 48 ndeshje në të gjitha garat. Ka kontribuar edhe me shtatë asistime.