Taulant Xhaka e Andi Zeqiri nuk kanë arritur që me Baselin të kualifikohen në finale të Ligës së Konferencës.
Baseli është mposhtur të enjten mbrëma në shtëpi nga Fiorentina pas lojës shtesë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale.
Golin me të cilin arriti në finale, Fiorentina e shënoi në minutën e 129-të me Antonin Barak.
Ndeshjen e parë në Itali, Baseli e kishte fituar 2:1. Por, pas 90 minutave në ndeshjen e kthimit të enjten rezultati ishte 2:1 në favor të Fiorentinës, kështu që ndeshja shkoi në shtesa.
Kur po pritej ndeshja të vendosej në penallti, Barak, shënoi golin për Fiorentinën.
Taulant Xhaka ishte titullar dhe luajti 88 minuta për Baselin, ndërsa Andi Zeqiri u aktivizua nga minuta e 81-të.
Fiorentina në finale të Ligës së Konferencës do të takohet me West Ham Unitedin.
Finalja luhet më 7 qershor.