Sport

Nadal paralajmëron tërheqjen nga tenisi vitin tjetër

 

Rafael Nadal njoftoi të enjten se do të tërhiqet nga “French Open” për shkak të një dëmtimi në ije dhe paralajmëroi se pret që viti 2024 të jetë sezoni i fundit i karrierës së tij.

Fituesi i 14-të Grand Slam titujve në “French Open”, do të mungojë për herë të parë në këtë Grand Slam që nga debutimi i tij në vitin 2005.