Sport

Ajo çka nuk u pa në televizion, përplasja e fortë mes Guardiolës dhe De Bruyne

Kevin De Bruyne pati një performancë të shkëlqyer në fitoren e Manchester Cityt 4:0 ndaj Real Madridit, të mërkurën mbrëma në “Etihad”, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

City u kualifikua në finale, ku do të takohet me Interin.

Por jo gjithçka ishte festë te skuadra angleze.

Në minutat e para të pjesës së dytë, kur City po udhëhiqte 2:0, De Bruyne e humbi topin teksa nga banka, trajneri i tij, Pep Guardiola i thoshte: “Paso topin, paso topin”. Kjo e nervozoi belgun, i cili iu kthye ashpër trajnerit spanjoll: “Mbylle, mbylle”.

Megjithatë, De Bruyne u zëvendësua në minutat e fundit dhe u përqafua me Guardiolën. Madje, i gjithë stadiumi e thirri emrin e mesfushorit belg.