Sport

Guardiola me shifër të veçantë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i është bashkuar një grupi shumë elitar, duke arritur 100 fitore në Ligën e Kampionëve.

Vetëm tre trajnerë në histori kanë 100 fitore në garën elitare evropiane për klube futbolli.

Guardiola shifrën e 100 fitoreve e ka arritur me Barcelonën, Bayernin dhe Manchester Cityn.

Vetëm Alex Ferguson dhe Carlo Ancelotti kanë më shumë fitore në Champions se Guardiola.